Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Klinaku: Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën ZPS-ja

Gazeta10
11 December 2023 - 14:08

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku, ka thënë se pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.

Më tej Klinaku ka vazhduar kritikat ndaj ZPS-së, duke thënë së “bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin, Haxhi Shala, bëhen për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre”.

Operacionin ndaj Shalës  e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, (ZPS) Christopher Bennett, por pa dhënë detaje.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme”, ka thënë Bennett.

Ndërsa sa i përket intervistimit të Shalës, lajmin e ka konfirmuar i biri i Shalës, Flakroni.

Ai ka thënë se Haxhi Shala është duke u intervistuar në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë.

“E kanë ftuar për intervistim, deri më tani e kemi vetëm këtë informatë. Nuk i dimë arsyet, tani ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.