Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur (FOTO)

Gazeta10
26 December 2023 - 8:52

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Mal të Zi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Barane në afërsi të Plavës.

Siç raportojnë mediat atje dy nga viktimat janë çift bashkëshortor.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç  raporton Radio Televizioni i Malit të Zi të gjithë të vdekurit janë nga Plava.

Aksidenti ka ndodhur dje në orën 19:35.

Ndërkohë, në disa portale në Mal të Zi është raportuar se tri nga viktimat janë shqiptarë, informacion ky që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.