
Të shtunën e të dielën në Zubin Potok janë gjetur disa fotografi të terroristit Milan Radoiçiq.
Në disa objekte janë hasur edhe mbishkrime si; “Kthehu Radoiçiq”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për “nxitje të urrejtje”.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajon e veriut, Veton Elshani.
“Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha Elshani.
Gazeta10 gjatë vikendit kishte raportuar se në veri të Kosovës ishin vendosur disa mbishkrime të cilat ishin kundër Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij.

Fotografitë ishin të vendosura në disa shporta të bërllogut dhe lokale. /Gazeta10/

