Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshjet e dendura të borës, policia me apel për shoferët

Gazeta10
24 March 2024 - 23:19

Ka ndryshuar tërësisht moti në vendin tonë. Janë bërë disa orë prej kur ka nisur shi i rrëmbyeshëm dhe në shumë zona edhe reshje të borës.

Këto kushte atmosferike shumë herë paraqesin edhe rrezik për pjesëmarrësit e trafikut, andaj Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar shoferët e automjeteve.

Në një postim në Facebook, Policia e Kosovës njofton se ka rrugë të mbuluara me borë, prandaj thotë që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e duhur gjatë lëvizjes etj. /Gazeta10/

Apeli i plotë i policisë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.