
Qeveria e Kosovës ditë me parë ka marrë vendim për pronat e Manastirit të Deçanit.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e ka quajtur të gabuar rezistencën e deritanishme për moszbatimin e vendimit për pronat e Manasitrit të Deçanit.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Hasani ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur të vendos ndryshe për këto prona, raporton gazeta10.
Ai ka thënë se Qeveria ka bërë mirë që e ka ndryshuar ligjin dhe është përgatitur për të zbatuar këtë vendim.
“Kushtetuesja nuk ka mundur të vendosë ndryshe për Manastirin e Deçanit”, ka thënë Hasani. /Gazeta10/