Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi: Asociacioni, përgjegjësi ekskluzive e Kryeministrit Kurti

Gazeta10
25 March 2024 - 23:12

Ish-negociatori Avni Arifi ka thënë se Asociacioni ka qenë marrëveshje ndërkombëtare dhe kryeministri Kurti e ka trashëguar si të tillë.

Sipas tij, për këtë marrëveshje askush nuk e ka drejtuar gishtin e fajësisë ndaj Albin Kurtit.

“Por për kualitetin e Asociacionit që do të nderohet është përgjegjësi ekskluzive e Albin Kurtit. Opsionet për të bëjë një statut i cili do të akceptohej nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe në të cilin pastër nuk do të kishte kompetenca ekzekutive, ku pastër nuk do të ishte nivel tjetër i pushtetit dhe pastër nuk do të ishte etnitet politik përfaqësues në atë nivel thuajse me kompetenca ekzekutive atë mundësi ja kanë dhënë vitin e kaluar SHBA-të Qeverisë Kurti dhe Kurti nuk e ka marrë atë mundësi”, ka thënë Arifi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Sipas tij, i është bërë një dëm i madh vendit me mos pranimin e propozimit amerikan.

“Sepse e ka pas mundësin që të bëjë një Draft Statut konform interesave të Kosovës”, ka thënë Arifi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.