
Sot janë bërë 25 vite nga Masakra mbi familjen Berisha në Suharekë, ku nga 49 të vrarë, trupat e 20 prej tyre ende nuk janë gjetur.
I mbijetuari i kësaj masakre, Gramoz Berisha e ka kujtuar me dhimbje këtë përvjetor.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe ky përvjetor sikur të gjithë të tjerët e rikuptimëson të vertetën tone, raporton gazeta10.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Një çerek shekulli pas, ende nuk i kemi trupat e disa prej më të dashurve tanë.
Edhe ky përvjetor sikur të gjithë të tjerët e rikuptimëson të vertetën tonë.
E vërtetë që i rëndon kriminelët, dhe na lehtëson neve viktimave.
Nuk ka propagandë, investim, fushatë e as narracion që do ta shemb këtë të vërtetë.
Ne ishim viktima, ata ishin kriminelë.
Nuk duam të mbesim peng i së kaluarës por kurr nuk do të lejojmë që dikush ta ndryshoj të vërtetën e kësaj të kaluare.
Askush nuk do ta lejoj këtë. Nuk e lejojme as une, as Vjollca as Shyhretja.