Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Gazeta10
27 March 2024 - 13:30

Bedri Hamza pritet të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës.

Gazeta10 nga burimet e saj brenda PDK-së merr vesh se në konferencën e thirrur nga kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, Bedri Hamzën do të prezantohet kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kujtojmë që Bedri Hamza aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës, ndërsa me herët ka qenë Guvernator i BQK-së dhe Minister i Financave në Qeverinë e Hashim Thaçit, raporton gazeta10.

Komunikata e PDK-së për media:

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban sot (e mërkurë) konferencë për media. Koha: 15:00 Vendi: Selia Qendrore e PDK-së”, thuhet në komunikatë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.