Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arben Taravari: Problem një shqiptar të zgjidhet president në Maqedoninë e Veriut

Gazeta10
28 Mars 2024 - 21:02

Kandidati i VLEN për Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka disktutuar për zgjedhjet të cilat priten të mbahen së shpejti.

Ai në emisionin Politiko në Kanal10 ka theksuar sfidën e një shqiptari për t`u bërë president në Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoni demografia është interesante. 54% e popullatës janë maqedonas, shqiptarët janë 31%, etni tjera janë 15% të cilët gravitojnë më shumë nga shqiptarët se sa nga maqedonasit. Në qoftë se kemi pesë kandidat maqedonas dhe dy kandidat shqiptarë, të ishte një kandidat shqiptar, 100% do të kalohej në raundin e dytë. Raundin e dytë është problem për t`u zgjedhur shqiptar në këtë botëkuptim që e kanë maqedonasit këtu. Shqiptarët disi kanë dispozitë të votojnë maqedonasit mirëpo maqedonasit shumë pak. Mendoj se ka hapësirë që me fushatë të mirë të ndihmohet një pjesë e qytetarëve.”/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.