
Kandidati i VLEN për Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka thënë se problemi më i madh në Maqedoni është ndikimi serb.
Ai në një intervistë në Politiko në Kanal10 tha se kjo gjë mund të vërehet nga rrjedhat politike në Maqedoninë e Veriut.
“Këtu ka ndikim të jashtëzakonshëm Serbia. Maqedonia dhe Mali i Zi janë shtetet ku Serbia më së shumti ka ndikim. Në qoftë se i analizoni rrjedhat politike në Maqedoni i bëjnë të jenë më të lidhur me Beogradin. Shpesh e them analizoni pse maqedonasit kanë fobi dhe paragjykime kaq të mëdha vetëm ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve, por këtu mbizotëron albanofobia shqiptarofobia dhe bullgarofobia sepse kundërshtarët kryesor të Serbisë në Ballkan janë shqiptarët dhe bullgarët dhe kjo reflekton në popullatën maqedonase./Gazeta10/