
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të konferencës ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci që u mbajt në Potsdam të Gjermanisë, ka folur për dy tema, raporton Gazeta10.
Osmani në këtë konferencë ndër të tjera ka thënë se diskutimi i saj ka pasur të bëjë mbi stratergjinë e sigurisë në Evropë.
Po ashtu, Osmani ka thënë se pjesë e kësaj konference ka qenë edhe angazhimi i saj për rolin e demokracisë dhe aleancave me partnerët perëndimor.
“Diskutimi im mbi strategjinë e sigurisë në Evropë si dhe rolin e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor në konferencën ndërkombëtare M100 në Potsdam, Gjermani”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10