
Sipas raportit 24 orësh policor, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Kojushë në Prizren, ku lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona me datën 18 shtator, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve me targa vendor të drejtuar nga dy meshkuj Kosovar, dhe se viktimat e tjera janë 4 femra. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor./Gazeta10.
“Fshati Kojushë, Prizren 18.09.2022 – 17:20. Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, katër femra dhe dy meshkuj kosovarë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.”/Gazeta10.