Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Po ju keni qenë kundër Kosovës” – Matoshi godet Rexhajn e VV-së

Gazeta10
02 July 2024 - 20:52


Përmendja e pakosë së Ahtisarit nga deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ngjalli reagime të ashpëra nga komentatori politik, Halil Matoshi.

Në emisionin Politiko të Kanal 10, deputeti Rexhaj tha se VV ishte kundër decentralizimit të asaj pakoje, gjë për të cilën Matoshi tha se me këtë vendim ata ishin edhe kundër pavarësisë së republikës së Kosovës.

“Kush e ka maru Kosovën z. Rexhaj, qit Kosovën ku je ti deputet?”, pyeti Matoshi.

“Kosovën e ka maru gjaku i ish ushtarëve të UÇK-së, i dëshmorëve, i përkrahjes së vazhdueshme të ShBA-së dhe të aleatëve tanë ndërkombëtar, Kosova është ndërtu, është shpall pavarësia, me pakon e Ahtisarit që kemi qenë kundër decentralizimit…”, deklaroi Rexhaj e cila ngjalli reagim të ashpër nga Matoshi.

“Po ju keni qenë kundër Kosovës në thelb, a është pavarësia e Kosovës si rezultat i Pakos z. Rexhaj, e ju keni qenë kundër pavarësisë domethënë, ti vet e the”, tha ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.