Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me Spence: Do të bashkëpunojmë me UNKT për tejkalimin e sfidave

Gazeta10
20 September 2022 - 17:23

Albin Kurti – Kryeministr i Republikës së Kosovës, sot i uroi mirëseardhje në Kosovë, Koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me UNKT, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta, me vullnet të mirë dhe analiza të duhura. Teksa, shprehu mirënjohje për punën e UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit.

Në njoftimin për medie, bëhet e ditur se Spence theksoi vazhdimin e përkrahjes nga UNKT për thellimin e bashkëpunimit në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Ajo vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Kurti në Komitetin Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.

U vlerësua puna e përbashkët e Qeverisë dhe UNKT-së për të arritur vizionin afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.”, thuhet më tej në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.