Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Amerikanët ndërhynë me helikopter për ta shuar zjarrin që përfshiu një zonë të Klinës

Gazeta10
19 July 2024 - 0:41

Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot Departamentin e Zjarrfikësve të Klinës në shuarjen e zjarrit në zonë.

KFOR informon se meqenëse fshatrat Vidajë dhe Jagodë ishin në rrezik për t’u prekur nga zjarri, aviacioni amerikan ndërhyri me dy helikopterë të pajisur me kova uji.

Asetet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.