Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj akuzon kryeministrin: Kurti është arsyeja pse ka ndodhur sulmi në Banjskë

Gazeta10
18 September 2024 - 23:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka goditur rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se kryeministri Kurti është arsyeja kryesore se pse Serbia është trimëruar dhe ka ndodhur sulmi në Banjskë.

“Arsyet pse është trimëruar Serbia, duke goditur, ashtu siç ka goditur në Banjskë, ka të bëjë me gabimet e Kurtit. Kurti ua ka krijuar terrenin me gabimet e veta, që ata edhe të shpresojnë që nuk do ndëshkohen”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se serbët do të inkurajohen sërish për sulme, nëse kryeministri Kurti vazhdon me sjellje të ngjajshme.

“Nuk mbahet siguria vetëm nga puna e ditore, është komplekse. Nëse, Serbia e dinë që ne i kemi marrëdhëniet shumë të fuqishme me Amerikën, nuk guxon as ëndërr ta sheh Kosovën, por ata i shfrytëzojnë dobësitë tona me na goditë. Kjo i bie, që nëse Kurti vazhdon kështu, ata prap kanë me u inkuraju”, ka thënë tutje Haradinaj në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.