Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Nuk ka ardhur ende momenti që këto masa të zvogëlohen’ – ambasadori i Italisë në Kosovë

Gazeta10
24 September 2024 - 22:02

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu ka folur për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10, De Riu ka thënë se ende nuk ka ardhur momenti që këto masa të zvogëlohen.

Ai ka thënë se rreth 1 mijë e 600 ushtarë italian janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe kjo gjë sipas tij, ja mundëson shtetit italian që ta këshilloj Qeverinë e Kosovës në uljen e tensioneve me Serbinë, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se Italia është për zvogëlimin e masave ndaj Kosovës.

“Sa i përket masave, ne jemi të parët që kërkojmë që këto masa të zvogëlohen dhe ky zvogëlim duke filluar në mënyrë progresive dhe në të njetën kohë duhet të arrihet një konsensus nga ana e të gjitha shteteve të BE-së. Ka shtete që deri tani ende nuk e konsiderojnë që ka ardhur momenti që këto masa të zvogëlohen”, ka thënë De Riu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.