
Kongresistja amerikane, Nicole Malliotakis, i ka dhuruar një mirënjohje të veçantë Dritan Abazoviqit, raporton Gazeta10.
Abazoviq ka falënderuar atë duke thënë se po njihen përpjekjet për ta bërë shtetin e drejtë dhe progresiv.
“Mali i Zi mund ta bëjë atë”, ka shkruar ndër të tjera Abazoviq.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kongresistja amerikane #NicoleMalliotakis i dhuroi Abazoviqit një mirënjohje të veçantë nga Kongresi Amerikan
Në fjalimin e saj në Nju Jork, ajo vlerësoi rezultatet e kryeministrit malazez në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe inkurajoi Abazoviqin që të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të mira mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Montenit egro.
Faleminderit të gjithëve që na njohin përpjekjet për ta bërë shtetin të drejtë dhe progresiv në çdo segment. Mali i Zi mund ta bëjë atë ”, ka shkruar Abazoviq në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10