Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Obiliqi përmbyll marrëveshjen ligjore për Hartën Zonale, banorët mund t’i dërgojnë tashmë kërkesat për paisje me leje ndërtimore

Gazeta10
25 November 2024 - 18:02

Drejtori i Planifikimit Urban, Pronë dhe Kadastër në komunën e Obiliqit, Arben Berisha ka bërë të ditur se është arritur përmbyllja e procesit të infrastrukuturës ligjore për Hartën Zonale të kësaj komune për tetë vitet e ardhshme.

Berisha përmes një postimi në rrjetin e tij social, tha se është pranuar konfirmimi i ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal nga MAPL-ja, raporton Gazeta10.

Sipas tij, banorët e kësaj komune mund t’i dërgojnë tashmë kërkesat për pajisje me Leje Ndërtimore.

Postimi:
Për qytetarët e Komunës së Obiliq dhe opinionin në përgjithësi;
Pas një pune të gjatë ekipore si DPUKP arritëm që me sukses t’a përmbyllim procesin e kompletimit të infrastrukturës ligjore duke hartuar kështu përfundimisht për herë të parë Hartën Zonale të Komunës së Obiliqit për tetë (😎 vitet e ardhshme.
Sot përfundimisht, para pak çastesh pranuam nga MAPL edhe konfirmimin e ligjshmërisë së Vendimit të Kuvendit Komunal lidhur me aprovimin e dokumentit të Hartës Zonale të Komunës së Obiliq. Andaj nga ky moment konfirmojmë se mirëpresim kërkesat e qytetarëve të Komunës sonë për pajisje me Leje Ndërtimore.
Me këtë rast falënderojm për përkrahjen e vazhdueshme Kryetarin e Komunës z. Xhafer Gashi, MMPHI, komisionin komunal, Kompaninë konsulente “INSI”, asamblenë komunale konkretisht anëtarët që e votuan Vendimin sē bashku me kryesuesen e kuvendit komunal, si dhe të gjithë qytetarët tanë dhe operatorët e ndryshëm ekonomik të cilët kontribuan me ide, sygjerime dhe komente në realizimin e këtij projekti.
Ju faleminderit për bashkëpunim, e suksese tutje!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.