
Gazetari, Muharrem Kafexhiu i ka dhënë merita për punën e bërë në komunat veriore të vendit kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Kafexhiu i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10 tha se edhe mund të jetë arsye anagazhimi i Kurtit në veri shkak i pasojave në fushat tjera.
“Për Kosovën pa u përmbyllur një herë e mirë çështja e veriut cila do qoftë zgjidhja, nuk mund të ketë investime në pjesët tjera. Ne e kemi parë edhe vet, z.Kurti pavarëisht se e etiketonte si prioriteti i gjashtë, ai është marrë vazhdimisht me veriun. Dhe, kjo e ka penalizuar në anën tjetër. Tash po dalin edhe skandalet se ai ndoshta nuk ka qenë 100% i fokusuar”, deklaroi ai.
“Në veri ka merita për angazhimin e bërë, i ka ra patatja e nxehtë që të mirret dhe ta mbyll këtë çështje”, ka shtuar ai. /Gazeta10