
Gazetari, Fidan Rama ka reaguar ashpër ndaj fjalimit vjetor të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se duhet të ruhen marrëdhëniet më partnerët ndërkombëtarë, ndërsa ka theksuar se nuk duhet luajtur bixhoz me ta.
“Është hipokrizi çka dëgjojmë prej presidentes sot. Një njeri që ia ka mbajt zhagin katër pesë vjet këtij pushteti, me dalë pas katër vjete e me thanë se ky njeri është tu lujt bixhoz dhe po na prish është hipokrizi e llojit të vet”, tha ai në Politiko.
Sipas Ramës, Albin Kurti ka qenë duke luajtur prej ditës së parë në raportet me Amerikën, por që për këtë, ai thotë se detyrë e presidentes ka qenë që të ndërmarrë masa në këtë drejtim.
“Domethënë, për mua nuk vlen hiç kjo deklaratë e presidentes dhe e mshelne është kjo punë. Albin Kurti është tu lujt prej ditës së parë me Amerikën, pse se ka thënë para katër vjete. Le ti bën kalkulimet politike por mos të thotë se flas në emër të popullit. Detyrë kushtetuese e ka që kur luhet bixhoz të ndërmarrë masa”, shtoi ai.