
Bratislav Kerstiq, analist e gazetar serb sonte në emisionin “Politiko” i pyetur se cila parti politike mendon se e nisi fushatën zgjedhore më së miri në vend, përmendi Lëvizjen Vetvendosje, mirëpo për diçka tjetër.
Ai tha se fushata e nisur nga partia në pushtet u nis me akuza për tradhëti e motive nacionale, duke thënë se e njejta u vazhdua edhe nga AAK.
“Nuk e di më duket që pushtet aktual dhe Vetvëndosja e kanë nis me akuzime për spiunazh e tradhëti, por edhe Ramushi e ka vazhduar në atë drejtim. Kjo është kënaqësi për serb radikal”, deklaroi Kerstiq. /Gazeta10/