
Analisti politik, Xhavit Drenori ka komentuar deklarimin e emisarit të Shteteve të Bashkuara për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se i ka çuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët.
Sipas Drenorit, deklarimi i Grenellit shpërfaq një lloj hakmarrjeje dhe një lloj paralajmërimi ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Tutje, ai ka thënë se përzierja e zyrtarëve të çfarëdo shteti me deklarime të tilla në kohë zgjedhjesh është tërësisht e padrejtë.
“Është e padrejtë që në kohë zgjedhjesh të përzihet ndonjë zyrtar i ndonjë shteti në zgjedhjet në Kosovë. Po vërehet një lloj intallëku i ulët”, ka thënë Drenori në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/