Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Jaha e LDK-së i reagon Rexhepit të VV-së: Nuk mund të krenoheni për çerdhet, s’keni bërë asnjë!

Gazeta10
25 January 2025 - 21:01

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatlume Jaha ka debatuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Rexhepin për ndërtimin dhe subvencionimin e çerdheve për fëmijët.

Jaha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërtuar as edhe një çerdhe, ndërsa ka theksuar se ka pasur qasje bllokuese për projekte të mëdha për kryeqytetin.

“Ndërkojë që ju tani po premtoni që do t’i subvencioni çerdhet private, e kemi rastin e Komunës së Prishtinës e cila e bën një subvencionim të tillë për prindërit”, ka thënë Jaha.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Rexhepi, teksa debati mes tyre ka vazhduar.

“Na për krejt Kosovën, jo për Prishtinën”, ka thënë Rexhepi i VV-së.

“Kjo qasje ju karakterizon sidomos juve sepse nuk e keni qasjen e njëjtë bashkëpunuese me komunat që i udhëheqni ju. Kjo është qasje e njënshme. Nuk mund të ju lejoj asnjëherë që të na krenoheni për numrin e çerdheve, kur dihet që keni premtuar 160 ndërkohë që nuk e keni bërë asnjë”, ka thënë Jaha. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.