Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Debatojnë kandidatet PDK-LVV: Ju po doni me zhytë popullin kah sociali, marre!

Gazeta10
25 January 2025 - 21:31

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi ka debatuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Rexhepin lidhur me premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Idrizi ka thënë se LVV ka pasur qasje dikriminuese ndaj komunave në të cilat nuk ka udhëhequr.

“E pavërtetë që u tha këtu është rreth çerdheve. Tha se komunat nuk kanë sjellë projekte, publikisht po e them se unë kam qenë drejtoreshë komunale për dy vite e gjysmë”, ka thënë Idrizi.

Ndaj një opionini të tillë ka reaguar Rexhepi.

“A je tash?”, ka reaguar Rexhepi.

“Jo”, ka thënë Idrizi.

“Ku po e din?”, i ka reaguar  Rexhepi.

“Kam dërgu personalisht unë. E kam dërgu unë tek ministrja, Arbërie Nagavci. Kanë kërku dokumente dhe jua kam dërgu të gjitha dokumentet edhe këta kanë bërë diskriminim, qysh kanë bërë edhe në fusha të tjera. Diskriminim ka pasur edhe në ndërtimin e shtëpive në veri, ju kanë thane ju e keni dikan tjetër , e votoni PDK-në, ju nuk jeni në listë”, ka thënë Idrizi.

“Nuk është aspak e vërtetë. Kjo është logjikë totale e PDK-së”, ka thënë Rexhepi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.