
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatlume Jaha ka debatuar ashpër me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepin lidhur me subvencionimet e pagës.
Jaha ka thënë se në vitin 2017 është bërë subvencioni i pages për grate.
“Në vitin 2017, në të cilin kam qenë vetë këshilltare e ministrit të punës ka qenë subvencionimi në pagë. Ka qenë masë e fuqishme”, ka thënë Jaha.
Por megjithatë, Rexhepi ka insistuar se ky lloj subvencionimi ka qenë i përkohshëm.
“Subvencionimi në pagë ka qenë i përkohshëm”, ka reaguar Rexhepi.
Pas ndërprerjes, kandidatja e LDK-së për deputete ka reaguar ashpër.
“Të lutem trego kulturë të debatit, unë të dëgjova”, ka insistuar Jaha. /Gazeta10/