Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Çollaku me ironi: Këto zgjedhje i kanë zënë në befasi KQZ-në

Gazeta10
12 February 2025 - 21:13

Analisti politik, Adrian Çollaku ka komentuar vonesat në numërimin e votave dhe ankesat që janë paraqitur lidhur me këtë proces.

Çollaku me ironi ka thënë se zgjedhjet i kanë zënë në befasi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Këto zgjedhje e kanë zanë në befasi KQZ-në sikur bora qysh i nxan këto institucionet tona. Mendoj që s’kanë qenë të përgatitur”, ka thënë Çollaku.

Analisti politik ka theksuar se prishja e serverit u ka dhënë hapësirë të gjitha palëve për ankesë.

“Kjo puna e serverit është një lloj telenovele sepse në vazhdimësi ka ndodhur, por kurrë nuk ka ndodhur që ta zajmë me qitë aty rezultat se në Pejë i voton 90% VV-ja, s’po du me thanë subjekti hiç s’ka rëndësi, por rëndësi ka qysh e lëndon procesin”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.