Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi: Albini kurrë në jetën e vet s’ka mbajtë armë!

Gazeta10
17 February 2025 - 22:37

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi është shprehur i bindur se kryeministri aktual, Albin Kurti nuk ka qenë veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Albini nuk ka bartë armë kurrë në jetën e vet”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

I pyetur sërish nëse mund të ketë pasur armë, Matoshi me ironi ka thënë se “Kurti mund ta ketë bartur vetëm nën jastakë”.

Tutje, ai ka dhënë detaje për pozicionin e Kurtit gjatë luftës në Kosovë.

“Ka qenë sekretar dhe përkthyes i Demaçit”, ka thënë Matoshi.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.