Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Tensionet mes Trumpit dhe Zelenskyt, Matoshi: Zelensky u soll si “bandit” dhe jo si “lypës”

Gazeta10
03 March 2025 - 22:32

Gazetari dhe njëherësh komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar tensionet e takimit të 28 shkurtit në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, takim ky që u përcoll me tone të ashpërsuara mes dy liderëve.

Matoshi ka vlerësuar se sjellja e Zelenskyt nuk është pëlqyer nga SHBA-të, çka sipas tij, presidenti ukrainas më shumë është sjell si “bandit” sesa si “lypës”.

“Me gjithë empatinë teme për popujt e shtypun, Zelensky u sill si bandit e jo si lypës. Ibrahim Rugova me ni kohë pati thënë që unë do të bëhem si lypës për fatin e popullit tim”, ka thënë Matoshi.

Sipas Matoshit, humanizmi në politikë ka vdekur dhe se kjo veçse u reflektua edhe në takimin mes Trumpit dhe Zelenskyt.

“Nuk ka më humanizëm në politikë. Trumpi dhe trumpistët janë antikomunistë brutal dhe nuk i durojnë revulucionarët me këmisha ushtarake.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.