Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kryeziu e quajti VV-në “lëvizje kriminale”, Drenori dhe Halilaj largohen nga studio në shenjë proteste

Gazeta10
04 March 2025 - 22:25

Kërkush s’ia ka pa hajrin më shumë këtij sistemi të drejtësisë sesa Lëvizja kriminale Vetëvendosje”, tha Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar politik.

Me këtë deklarim, Kryeziu ka shkaktuar një tension të madh në “Politiko” teksa po diskutohej për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të forta në studio, duke bërë që avokati Gazmend Halilaj dhe komentatori politik Xhavit Drenori të largoheshin nga emisioni “Politiko” në shenjë proteste.

Drenori reagoi duke thënë: “Lëvizje kriminale… Nuk është pjesë e debatit tem. Një njeri që flet për telefonatat në Pronto nuk mund të marrë pjesë në debatin tim.”

Ndërkohë, Halilaj theksoi: “Nëse një lëvizje quhet kriminale, atëherë unë do të largohem nga studio.”

/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.