
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Pragë nga ku ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për kontinentin evropian, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se është atje për ta përfaqësuar Kosovën në këtë platformë të re.
Ajo ka thënë se në këtë platform të gjithë do të jenë të barabartë.
Tutje, Osmani ka thënë se kjo do të jetë mundësi e mirë për të sjellur ide dhe për të vepruar në sfidat e përbashkëta.
“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta” ka thënë Osmani.
Ky samit u ftua nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala.
Samiti i Pragës pritet ta trajtojë propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për Komunitetin e ri Politik Europian. / Gazeta10