Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h lëvizi 96 km/h, dënohet me gjobë 20 vjeçari në Ferizaj

Gazeta10
19 April 2025 - 9:06

Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Shoferi me inicialet F.S, i cili ishte duke përshkuar rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h ai ka lëvizur me 96 km/h.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 19.04.2025 rreth orës 02:03 ka ndaluar shoferin F. S., 20 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë Audi me targa vendore dhe Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj”, njoftoi Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.