
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim i pashmangshëm.
Asociacioni, tashmë detyrim ndërkombëtare sipas tij, nuk mund t’i iket e aq më pak të shtyhet kur dihet se çfarë pasojash rëndojnë mbi të.
“Ti mund ta zvarritësh atë por nuk mund ta anulosh si detyrim. Sa më shumë të shtyhet ai, e ka kamatën e rëndë sepse krijohen rrethana tjera. Qysh mundesh me injoru detyrimin ndërkombëtar? Izolohesh komplet“, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Politiko. /Gazeta10