
Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 mars 2025 ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të dyshuarve tjerë për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Ekstradimi apo arrestimi i Radojçiqit, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit mund të ndodhë vetëm me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
“Problem është, shumë vështirë përveç nëse faktori ndërkombëtar ka vullnet për me kapë e me pru në Kosovë“, deklaroi Hasani.