Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Me zor s’merret vota” / Haradinaj nuk ndërron mendje për Haxhiun: VV e ka zgjidhjen në dorë

Gazeta10
29 April 2025 - 20:46

Kjo e martë shënoi dështimin e tetë të konsitituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kreu i AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj i ftuar në Politiko, konfirmoi edhe një herë votimin kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si krye kuvendare.

Haradinaj mes tjerash tha se rezultati tashmë veçse shihet teksa shtoi se vota nuk mund t’i merret askujt me zor.

“Tani Vetvendosje e ka zbatuar një të drejtë të vet,e  ka propozu një kandidate por rezultati i votimit është ky që është. Nuk mundesh me ia marrë votën me zor askujt. E Vetvendosje besoj e ka zgjidhjen në dorë, duke e parë se një kandidat nuk po ia sjell votat e duhura, e ka zgjidhjen sepse ata janë mbi 48 deputetë, ta zgjedhin një tjetër kandidat“.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.