
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës. Ajo në një konferencë në Prishtinë të enjten ka thënë se heqja është e kushtëzuar me shtensionimin në veri.
Lidhur me këtë, komentatorja politike, Shqipe Pantina, ka thënë se Bashkimi Evropian ka filluar që të ndërrojë strategjinë.
“Rezultatin nuk e kanë vënë, tani ka hapësirë me thënë qe kjo nuk paska qenë mënyra më e mirë e komunikimit me Qeverinë e Kosovës, sepse nuk po reagon ndaj masave edhe pse mund të ketë pasoja, kështu që ti e analizon se një mjet i caktuar që po përdor nuk po jep efekte është normale që duhesh ta ndërrosh strategjinë dhe unë mendoj që BE-ja ka filluar të ndërrojë strategjinë”, ka thënë Pantina. /Gazeta10