
Përfaqësuesja e Lartë e BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas, ka nisur një vizitë në rajon duke shkuar së pari në Beograd, e dje në Prishtinë.
Në mesin e vizitave gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo takoi disa krerë të partive në vend.
Ardhja e saj, sipas profesorit universitar, Jeton Kelmendi dha një mesazh të qartë.
Sipas Kelmendit, ajo tha se vendit i duhet një qeveri e fuqishme.
“Mesazhet e znj.Kallas janë shumë të qarta. Kosova është futur në një telenovelë ku sot është episodi i 20-të. Sigurisht se BE-ja nuk ka kohë të na pres ne në ato marifetet tona, prandaj erdhi shumë e qartë. Edhe pse ishte jo fortë etike mënyra se si i takoi liderët sepse unë mendoj se do ishte më adekuate sikur të takohej me të gjithë, edhe kryeministrin në detyrë por edhe liderët e partive partive tjera. Mesazhi ishte se Kosovës i duhet një qeveri e fuqishme“, deklaroi ai.