Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Autopsia e trupit të dizejnatorit i dorëzohet Prokurorisë: Festim Isufi pati shtatë plagë në trup

Gazeta10
23 May 2025 - 13:18

Ka përfunduar autopsia e 34-vjeçarit Festim Isufi, i cili humbi jetën në banesën e tij si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Bashkë me të në banesë ishte edhe gruaja e tij 30-vjeçare, e cila ka mbetur e plagosur.

Emisioni “Kosova Live” ka mësuar se raporti i autopsisë i është dorëzuar prokurorit të rastit dhe sipas këtij raporti Isufi kishte shtatë plagë në trup.

“Fatale për të ishin plagët e shkaktuara në zonën e qafës që mësohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë”.

Prokuroria së bashku me provat e tjera prite të dalë me një përfundim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.