Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një gruaje në Mitrovicë i vidhet telefoni, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
24 May 2025 - 11:00

Një gruaje në Mitrovicë të veriut i është vjedhur telefoni derisa kishte qenë në korridor të banesës së saj.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin dhe telefonin ia kanë kthyer viktimës.

Ndërkaq, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më datë 22 maj 2025 në Mitrovicë.

Rr. Qika Jovina, Mitrovicë Veri  22.05.2025 – 18:40. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në korridorin e banesës i është vjedhur telefoni celular. Gjatë punës operative njësia policore ka arritur ta arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe telefonin ia ka kthyer viktimës. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.