Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetëplagosje me armë zjarri në Tiranë, 48 vjeçari dëshmon në spital

Gazeta10
25 May 2025 - 22:22

Një vetëplagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Tiranë.

Policia shqiptare tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, dhe është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk.

Ai ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.