Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta e bizneseve në Prishtinë – këto rrugë mbyllen për qarkullim

Gazeta10
29 May 2025 - 7:20

Oda Ekonomike e Kosovës do të protestojë sot kundër vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Për shkak të kësaj proteste do të bllokohen hyrjet kryesore në kryeqytet.

Protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 12:00.

OEK shton se do të përdoren mjete për bllokim, do të jenë automjetet e kompanive të prekura nga vendimi i ZRRE-së, që sipas OEK-ut me qëllim të sigurohet një prani e dukshme dhe të theksohet ndikimi që ka ky vendim në sektorin privat.

Lokacionet e bllokimit i keni më poshtë:

Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshtë Veternikut – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)

Hyrja nga Fushë Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do të bllokohet hyrja prej rrethit të Madh te Lakrishtja (Dukagjini toëer) – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe Fushë-Kosova

Hyrja nga Podujeva – Hyrja në lagjen e Vranjevcit – te ish-Humanisti – Udhëkryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva, por edhe lëvizjet nga Dragodani në drejtim të Shkabaj/Orlloviq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.