
Në mungesë kourumi ka dështuar edhe tentativa e 23-të për konstituim të Kuvendit.
Kryesuesi i saj, Avni Dehari ftoi deputetët e secilës parti të propozonin nga një anëtar për komisionin që emëron kryetarin e Kuvendit.
“Ftoj PDK-në të propozj një deputet për anëtar të komisionit, ftoj LDK-në, Listën Serbe, AAK-në e Nisma-n, nuk ka propozime”, tha ai teksa u kundërshtua nga deputetët pjesmarrës.
Me 55 vota pro, kundër një deputet dhe asnjë abstenim seanca u la për 31 maj, ora 11:30.