Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pak u dënu, pak pak pak…”, babai i njërit prej viktimave flet pas dënimit të Jon Hotit

Gazeta10
30 May 2025 - 11:15

Jon Hoti u dënua sot me 24 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Albison dhe Rexhep Slivovës, në nëntor të vitit 2024, në Klinë.

Pas këtij vendimi, është deklaruar Ramadan Slivova, babai i Rexhepit, i cili me dhimbje të madhe foli për të birin.

Dënimi i shqiptuar sot nuk e lehtësoi atë.  Ai tha se ka pritur që i akuzuari të marrë një dënim më të ashpër.

“Shumë pak është dënu, se janë dy raste, nuk është vetëm një rast, për mendimin tim është shumë pak. Por e ka vendos gjykata, e lëmë ashtu. Unë e kam pritur burgim të përjetshëm. Ky është dënu shumë pak, pak, pak, pak. Ka bë krim që nuk bëhet”, tha prindi i viktimës./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.