Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rey Manaj kërkon falje

Gazeta10
08 June 2025 - 14:58

ulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar pas penalltisë së humbur në ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në një mesazh emocional në rrjetet sociale, Manaj shprehu keqardhjen dhe kërkoi falje nga të gjithë – tifozët, bashkëlojtarët dhe stafi i ekipit.

“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë… Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, më i përqendruar dhe më i vendosur,” – shkroi Manaj, duke marrë përgjegjësinë e plotë si sulmues.

Reagimi i tij u prit me mbështetje nga shumë tifozë që e vlerësuan ndjeshmërinë dhe përkushtimin për t’u rikthyer më mirë në fushë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.