
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra mohoi të jetë folur në takimin mes Kurtit e Hamzës për koalicione të mundura mes PDK-së e VV-së.
Deliu-Kodra në linjë direkte për “Politiko” tha se takimi ishte i thjeshtë dhe për çështje të bashkëpunimit ndërkomunal.
“Takimi i sotëm ka pasur të bëj konkretisht me bashkëpunimin ndërkomunal, s’ka të bëj asgjë me zhvillimet politike në vend.Hamza ka qenë i hapur të zhvilloj takime me krerët politik e aq më tepër edhe fushata jonë e fundit ka qenë fushatë depolarizuese. Hamza ka pritur në shtëpinë e tij kryeministrin në largim, Albin Kurti për të diskutuar çështjet që lidhen me nivelin lokal”, bëri të ditur ajo.