Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Reagimi i Trump, Ukshini: Po paralajmëron diçka për Kosovën

Gazeta10
16 June 2025 - 21:55

Postimi i presidentit amerikan, Donald Trump në të cilin u permend edhe çështja Kosovë-Serbi, zgjoi reagime të shumta.

Historiani dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syl Ukshini i ftuar sonte në “Politiko” të Kana10 deklaroi se një veprim i tillë nuk është rastësi.

Mendoj që është një paralajmërim, nuk është përmend në mënyrë aksidentale . E di si funksionojnë politikanët, e masin çdo presje“.

Sipas tij, ky veprim është lajm i mirë për vendin.

Është një lajm interesant për Kosovën, pa diskutim. Mendoj se është lajm i mirë sepse një gjë nuk duhet harruar, nëse e shohim krejt angazhimin amerikan rreth Kosovës, prej fillimit të viteve të 90-ta, vizitën e famshme e deri tek Bushi kur ka thënë në Tiranë mjaftë është mjaftë Kosova do të jetë e pavarur, e shohim që qëndrimi amerikan ka bë diferencën në raport me evropianët”. /Gazeta10


https://www.youtube.com/watch?v=_pNhoV_oe7c

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.