Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ish-ambasadori Ahmeti kritikë ndaj MPJ-së: Le që s’kanë punu por edhe kanë pengu

Gazeta10
16 June 2025 - 22:46

Ish-ambasadori, Amir Ahmeti ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të udhëhequr nga ministrja në detyrë, Donika Gërvalla.

Sipas Ahmetit, gjatë mandatit katër vjeçar nga kjo ministri është bërë e kundërta e saj që do duhej vepruar.

Ai në Politiko të Kanal10 përmendi zvogëlimin e stafit të ambasadave kosovare nëpër botë.

Ajo se çfarë ka ndodhur prej vitit 2020, në zyrën ovale e deri sot problemi është që ti nuk je prezent aty. E dimë se sa e rëndësishme është në diplomaci me qenë prezent aty. Ne s’jemi askund, në pesë vitëshin e fundit kemi një Ministri të Punëve të Jashtme e cila nuk mbahet mend për asgjë. Përkundrazi e kemi zvogëluar stafin e ambasadave nëpër botë, e aq më tepër në Ëashington e lëre më për të zhvilluar takime bilaterale. Le që nuk punojnë për me faktorizu kosovën nëpër botë, por edhe bëjnë pengesa për mos me u bë një punë sepse nuk është në emrin e tyre”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.