
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sipas deputetit, Enver Hoxhaj po vazhdon të përcillet tash e pesë vite me padrejtësi të mëdha.
Kjo si shkak, edhe i trajtimit që atyre po i bëhet në Hagë.
Hoxhaj, në emisionin “Adresa” tha se shpreson që ky proces të mbyllet këtë vit.
“Kam prit që do të mbyllet më shpejtë, edhe këto vitet që kanë kaluar po tregojnë se është një proces që në thelb po e pasqyron një padrejtësi të madhe. Shpresoj që mbylet sivjet, jam i sigurt që mbyllet mirë e drejtë e që shteti e politika e Kosovës duhet bërë shumë më shumë për këtë proces. Mënyra se si janë trajtuar deri më tash edhe presidenti Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi tregon se nuk ka qenë një trajtim fare i drejtë“, tha ai.