Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes në QKUK një person që po trajtohej pas lëndimeve nga një aksident trafiku

Gazeta10
29 June 2025 - 9:51

Ka vdekur dje pasdite në QKUK një person i cili po trejtohej pasi u lëndua rëndë në një aksident trafiku të enjten në Sllovi të Lipjanit.

Policia tha në raportin 24-orësh se trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Sllovi, Lipjan 26.06.2025 – 18:50. Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

Në aksidentin ku kishin qenë të përfshira dy automjete, janë lënduar edhe dy të tjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.