
Janë publikuar pamjet e para nga aksidenti tragjik që i mori jetën yllit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, Andre Silva, mëngjesin e kësaj të enjteje në Spanjë.
Video u filmua nga një shofer kamioni, vetëm pak minuta pas aksidentit, ku shihet automjeti i mbuluar nga flakët.
Pamjet dramatike tregojnë përmasat e tragjedisë që ka tronditur jo vetëm futbollin portugez, por edhe komunitetin ndërkombëtar të sportit.